Polemikat ishin të shumta, ndonëse nuk dihet ende nëse Adrien Rabio e preku apo jo topin me dorë. Juventusi fitoi 1-0 në fushën e Interit, në një sfidë eksplozive kur nuk u përdor as VAR-i. Sidoqoftë, për trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri, rëndësi kishte fitorja dhe sidomos fakti se ekipi i tij po luan me një dënim prej 15 pikësh për shkaqe që nuk lidhen me futbollistët. “I pëlqen apo nuk u pëlqen të tjerëve, ne në fushën e lojës kemi bërë më shumë pikë sesa kemi në renditje, – tha ai, – Ma thoni ju sa pikë kemi marrë. Ma thoni? Sa? Bravo. E gjetët. Jeni shumë mirë në matematikë. Ne kemi 56 pikë, pra deri në fund të sezonit ne kemi pikë që na shërbëjne për të hyrë në zonën Champions”.
Sfidanti.al