Shënon edhe Xhaka, Arsenali drejt titullit në Angli pas 19 viteve!

“Jam i lumtur sidomos për shpirtin e garës, vendosmërinë dhe energjinë tonë që nga minuta e parë deri tek e fundit”. Këto ishin fjalët e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, pas suksesit 4-1 ndaj Kristël Palasit në Premier Ligë. Londinezët janë 9 pikë përpara Mançester Sitit kampion, ndonëse “qytetarët” kanë luajtur një ndeshje më pak. “Edhe pse luajtëm 120 minuta në Europë sërish patëm energjinë e duhur për të arritur këtë fitore, – vazhdoi ai, – kjo ndeshje ishte si një finale”. Granit Xhaka shënoi një gol, Saka realizoi dy herë dhe një rrjetë tjetër erdhi nga Gabriel Martineli. Arsenali ka 69 pikë në 28 ndeshje, Siti ka 61 në 27. Impresionues fakti që “topçinjtë” kanë shënuar 66 gola, vetëm një më pak se kampionët.

Sfidanti.al