Për dy bileta të finales së madhe në Toronto paguan afro 57 000 dollarë!

Një tifoz anonim i NBA-së pagoi 56 876 dollarë për të parë ndeshjen e parë të finales së madhe mes Torontos dhe Golden Stejtit në radhën e parë, pra fare pranë fushës së basketbollit. Këtë e njoftoi gazetari Daren Rouell që mbulon kryesisht ndeshjet e NBA-së.

Në fakt, ndeshja në Toronto ka tërhequr një vëmendje të pazakontë, kështu që çmimet e biletave kanë arritur nivele të larta marramendëse.

Ata që duan të shohim ndeshjen nga tribuna qëndrore që ndryshe, për shkak të ngjajshmërisë, quhet “kafazi i pëllumbave”, duhet të paguajnë për biletën 1500 dollarë.

Ndeshja e parë e serisë finale të NBA-së në Toronto mes Toronto Raptorsave dhe Golden Stejtit do të zhvillohet të enjten, duke u gdhirë e premte, në orën 03.00 të mëngjesit.

Sfidanti.al