E bën Reali me Raulin, e bën edhe Bajerni dhe Klosen!

Në një kohë që po flitet shumë për fatin e trajnerit Niko Kovaç (që normalisht, do të vazhdojë në detyrë), tek Bajerni është edhe një post tjetër trajneri në lojë. Flitet për atë të skuadrës U19, që klubi bavarez e quan tepër të rëndësishme, dhe në atë stol mund të ulet një emër i shquar, Miroslav Klose. Ish-sulmuesi i kombëtares, kampion bote në 2014, drejtoi me sukses skuadrën U17 të Bajernit, dhe u vlerësua si “potencial” nga drejtuesit e klubit.

Atij i është bërë propozimi për të drejtuar U19-ën, por ende nuk ka dhënë përgjigje. Drejtori sportiv, Salihamixhiç, thotë se “duhet të presim për një përgjigje”. Klose ka punuar edhe në stafin e kombëtares gjermane, ndërsa po ndjek të njëjtat hapa si yje të dikurshëm të fushës që po i përkushtohen trajningut. Tek Reali janë Shabi Alonso apo së fundmi edhe Raul Gonzales, që u bë trajner i skuadrës së dytë, asaj të Kastiljes.

Sfidanti.al