Të dy bashkë 77 vjeç! Rekord  në fushën e “Rolan Garosit”!

Ivo Karloviç dhe Felisiano Lopez do të shënohen në historinë e deritanishme si tenistët me moshë të madhe që kanë luajtur në një turne Grand Slam. Të dy bashkë ata janë gjithsej 77 vjeç dhe shorti i hedhur i vuri ata përballë njeri-tjetrit që në raundin e parë të “Rolan Garosit”. Mbas katër orësh loje, fitorja i takoi veteranit kroat (7-6,7-5, 6-7, 6-7).

Karloviçi, 40 vjeç, u bë tenisti me moshën më të madhe që merr pjesë në këtë turne që nga viti 1978, kur atëkohë atje luajti tenisti australian Beri Filips Mur që ishte dy muaj më i madh.

Tenisti spanjoll Felisiano Lopez është 37 vjeç.

Sfidanti.al