Tifozët e Napolit i luten Sarit: Komandante, mos shko  te Juventusi !

Mediume të shumtë italianë paralajmërojnë se trajner i ardhshëm i Juventusit do të jëtë trajneri aktual i Çelsit, Mauricio Sari, që, pavarësisht nëse do të fitojë ose do të humbasë në finalen e Ligës së Evropës mes ekipit të tij dhe Arsenalit, do të largohet nga “Stemford Brixhi”.

Por lajmet se Sari do të kthehet në Serinë A nuk janë pritur mirë nga tifozët e Napolit, të cilin e ka drejtuar deri vjet ky trajner italian. Ata kanë gjetur një mënyrë origjinale që ta bindin Sarin që ai të mos shkojë në krye të Juventusit që prej vitesh është rivali kryesor i Napolit.

Një grup tifozësh napolitanë shkoi te shtepia e Sarit në Toskana me parrulla në dorë, ku shkruhej: “Komandante, mos i tradhtoni tifozët. Napoli nuk do që të shkosh te Juventusi”!

Sfidanti.al