Panathinaikos, një prej skuadrave greke të basketbollit me më shumë pjesëmarrje në Euroleague do të luajë në këtë kompeticion edhe sezonin e ardhshëm, edhe pse përpara 2 javësh drejtuesit e këtij klubi sipas medias greke, ekzistonte ideja e braktisjes së tij
Skuadra greke, ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e klubeve që janë pjesë e EuroLeague ka një kontratë me kompeticionin që në rast se nuk respektohet do të shoqërohet me një ndëshkim të fortë financiar që as pronari I tij Dimitris Yiannakópulos dhe as presidenca e Panathinaikos nuk kanë ndërmend të marrin përsipër ta shlyejnë.
Klubi me simbol tërfilin me tre fletë, vendosi të tërhiqet nga Euroleague dy ditë pas daljes në konferencë për shtyp të Yiannakópulos ku theksonte se nxirrte në shitje skuadrën e basketbollit për 25 milionë Euro dhe se refuzonte të qenit pjesë e Euroleague.
Edhe pse Panathinaikos e ka fituar 6 herë Euroleaguen dhe është një nga themeluesit e këtij kompeticionit, në vitet e fundit kjo skuadër është shprehur në favor të Champions League të FIBA. Ndërkaq, skuadra ka filluar të planifikojë sezonin e ardhshëm teksa ka konfirmuar trajnerin Giorgos Vovoras dhe blerjen e basketbollistit amerikan Marcus Foster nga Hapoel Holon, ndërkaq kapiteni Nick Calathes po shkon drejt Barcelonës
Sfidanti.al