Nga të tre kandidatët, Jurgen Klopi duket më “gojëkyçuri”, por padyshim edhe ai e vlerëson shqiptarin e Kosovës. Janë tre trajnerë gjermanë që pëlqejnë Milot Rashicën, gjermani Julian Nagelsman, gjermani Ralf Rangnik dhe gjermani Klop.
Ralf Rangnik, që mund të ulet në stolin e Milanit sezonin e ardhshëm, e ka piketuar Rashicën si një nga zgjedhjet e tij. Ai synon 3 lojtarë nga Bundesliga, që janë pikërisht Rashica, Patrik Shik dhe Dajot Upamekano, e që të tre bashkë mund të kushtojnë 108 milionë euro. Kartoni i Rashicës vlerësohet në 30 milionë euro, por nëse Verderi bie nga kategoria, nuk do të duhen më shumë se 15 milionë. Skuadra nga Bremeni është pranë rënies, dhe do të duhet një mrekulli për ta shpëtuar.
Më herët, mediat gjermane, raportuan se Lajpcigu e sheh shqiparin e Kosovës si njeriun ideal për të zëvendësuar Timo Vernerin. Sidoqoftë, nuk duhet harruar se për shqiptarin e Kosovës ka shprehur interesim, sipas mediave, edhe një klub më i madh për momentin. Ky është Liverpuli i trajnerit Jurgen Klop, që dëshiron të forcohet edhe më shumë edicionin e ardhshëm.
Sfidanti.al