Nuk duhet ta harrojmë rekordin e dikurshëm të pikëve të Uilt Çembërlenit!

Ishte pikërisht dita e “Shën Valentinit”, dita e të dashuruarve, por ishte edhe dita e një njeriu të dashuruar me basketbollin. Në 14 shkurt 1966, Uilt Çembërleni u bë shënuesi më i mirë në historinë e NBA-së duke kaluar rekordin e vjetër 20 880 pikë që e mbante një legjendë edhe më të vjetër si Bob Petiti. Çembërleni shënoi 41 pikë në ndeshjen mes Filadelfias e Detroitit (149-123) dhe vazhdoi të shënonte pikët e të mbante rekordin që e ngjiti në 31 419 pikë. U desh të kalonin 18 vjet që ky rekord të thyhej në 1984 nga Karim Abdul Xhabar që shënoi gjithsej 38 387 pikë duke qenë edhe sot e kësaj dite rekordmen i NBA-së, ndonëse deri vitin tjetër Lebron Xhejmsi mund ta kalojë.

Sfidanti.al