Dushan Vlahoviç mund t’i ketë dhënë “krahë” “Zonjës së Vjetër”, dhe ka ato “karakteristika që na mungonin” (siç thotë Alegri). Gjithsesi, barazimi i shpëtuar me vuajtje në Bergamo tregoi se Juventusi i sotëm ka një problem, një “sëmundje” siç e quajnë mediat italiane. Ish-kampionët nuk fitojnë dot ndaj kundërshtarëve të mëdhenj, pra ekipeve të vendeve më të larta. Kjo nuk ka ndodhur as ndaj Interit, Milanit, Napolit dhe Atalantës, që janë rivalët për në Champions. Ndryshimni i vetëm është që skuadra e Alegrit ka ndryshuar në “përmbajtjet” dhe që në fushën e Atalantës luajti për të fituar duke pasur edhe raste, e duke goditur më shumë drejt portës. Me Vlahoviçin e Zakarin, si dhe me Dibalën apo Moratën, shpresat janë më të mëdha.
Sfidanti.al