Prova të vështira për shqiptarët në La Liga të Spanjës. Myrto Uzuni doli i humbur 0-2 në sfidën mes Sociedadit e Granadës në Vendet Baske. Duelin shqiptar e fitoi Adnan Januzaj, edhe pse lojtari i Belgjikës nuk shënoi gol. “Ne po luanim shumë mirë deri tek penalltia, – tha Uzuni, – patëm disa mundësi për të shënuar. Pas penalltisë ndeshja ndryshoi, por i tillë është futbolli. Duhet të punojmë shumë për të arritur objektivat. Mentaliteti ynë është që të mos dorëzohemi kurrë, të luftojmë deri në fund për këtë fanelë”. Keidi Bare ishte titullar për Espanjolin në barazimin prestigjioz 2-2 ndaj Barcelonës, ndonëse bardheblutë ishin në fitore deri në minutën e 96-të. Mesfushori i kombëtares ishte në fushë për 62 minuta në derbin e Katalonjës.
Sfidanti.al