NBA, San Antonio e nis mbarë, zhgënjejnë Klivlend dhe Hjuston

San Antonio nuk i zhgënjeu tifozët e tij në ndeshjen e tij hapësë në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Skuadra teksane iu imponua Minesotës të cilën e mundi me rezultatin 112-108. Pas një periode të parë të mirë dhe të fituar 31-23, San Antonio sikur lëshoi në lojën e saj dhe Minesota arriti të marrë kryesimin duke fituar 2 periodat e radhës. Në 12 minutat e fundit, San Antonio mori sërisht frenat e lojës në dorë dhe e mbylli ndeshjen në favorin e tij.

Klivlend pa LeBron Xhejms nuk ia del mbanë përballë torontos që ndjeu kënaqësinë e marrjes së hakut për finalen e humbur në Konferencën e Lindjes sezonin e kaluar. Skuadra e Raptors fitoi ndaj nënkampionëve 116-104 në një ndeshje të cilën e kryesoi për pjesën më të madhe të kohës. te Klivlend, Kevin Love shënoi 21 pikë, ndërsa Osman 17, por pa mundur dot të ndihmojnë Kavaliers për të thyer Toronton për të cilin u dalluan Leonard me 24 pikë e 13 topa në tabelë e Kajl Louri me 27 pikë.

Edhe Hjuston nuk bëri mirë në startin e sezonit të ri të NBA. Nju Orleans ishte ajo që theu skuadrën e Rokets 131-112. Pelikans ishte dominues në këtë përballje dhe më i miri për të ishte pikërisht Entoni Dejvis me 32 pikë e16 topa në tabelë, ndërkohë që nuk mbeti pas Nikola Mirotic që e mbylli sfidën me 30 pikë e 10 topa në tabelë. te Hjustoni, Harden e mbylli ndeshjen me 18 pikë e 10 assist, por ishin shumë pak për te evituar disfatën e skuadrës teksane.

sfidanti.al