“Uembli” mbetet “i popullit”, të paktën për momentin!

Miliarderi Shahid Han (Khan) vendosi ta tërhiqte ofertën e tij për stadiumin “Uembli”, duke mos vazhduar të këmbëngulë për ta blerë për 600 milionë paund stërlina. Pronari i Fulhamit të Londrës, deklaroi se kjo çështje ka sjellë konflikt dhe përçarje, ndaj ai do të mbetet larg derisa të ketë një mendim të unifikuar për të ardhmen e impiantit legjendar.

Në Angli pati shumë zëra kundër, që “ikona” apo “altari” i futbollit anglez duhet të ketë një pronar të veçantë privat, dhe të mos zotërohet nga Federata e Futbollit, ajo që e ka pasur gjithnjë. “Uembli” u ndërtua në 1923, dhe u rindërtua në vitet 2003-2007 pasi për të u shpenzuan mbi 1 miliardë paund stërlina.

Sfidanti.al