“Konflikt” tek Barcelona për Pogbanë, por Mesi vë “veton”

Fjala e duhur do të ishte “veto” që diçka të ndodhë, pasi jemi mësuar që vetoja vendoset vetëm për të hedhur poshtë. Një veto të tillë mund ta vendosë Lionel Mesi, nëse do të duhet të vendoset që Pol Pogba të vijë apo jo tek Barcelona. Në skuadër, yjet kryesore duan që francezi të vijë, dhe “sponsorë” janë pikërisht Mesi apo Gerard Pike. Padyshim edhe dy francezët, Ymtiti e Dembele, që thuhet se janë shumë shokë me mesfushorin e Mançester Junajtidit.

Trajneri Ernesto Valverde po ashtu thuhet se do të donte që Pogba të vinte, veçse shumë njerëz të klubit janë të ndarë lidhur me të. Disa prej tyre nuk besojnë se francezi ka karakterin e duhur për të luajtur në “Kamp Nou”. Kjo pengon më shumë sesa financat, pasi një klub si Barça gjithnjë mund të dalë nga situata. Sidoqoftë, në favor të Pogbasë, do të mjaftonte “vetoja” e Mesit.

Sfidanti.al