Monako, Tierri Henri, pas stërvitjes së parë, vjen prezantimi

Tierri Henri tashmë ësjhtë kthyer në atë që quhet shtëpia e tij futbollistike, Monako 41 vjecari u prezantua si trajneri i skuadrës së Principatës ku zëvendësoi Leonardo Zhardim dhe detyra e tij tashmë është të nxjerrë Monakon nga telashet ku është futur në këto javë të para të sezonit. Henri, që në vitin 1994 debutoi si futbollist me fanelën e Monakos, është një prej lojtyarëve më të suksesshëm në Francë. Me ‘Gjelat’ ai ka shënuar 51 gola në 123 ndeshje të luajtura duke fituar edhe një Kupë Bote dhe një Evropian në vitet 1998 dhe 2000. Në rang klubesh Henri ka qenë pjesë e skuadrave të tilla si Arsenal e Barcelona me këtë të fundit  fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në vitin 2009.

Henri në konferencën për shtyp të mbajtur me rastin e prezantimit të tij, deklaroi se dëgjoi zemrën e tij në momentin kur vendosi të pranojë ofertën e Monakos. Tierri Henri do të ndihmohet në pankinën e skuadrës së Ligue 1 nga Zhoao Karlos Valado Traljao dhe Patrik ampadu. Debutimin e tij si trajner i monakos do ta bëjë me sfidën e së shtunës ndaj Strasburgut, ndërkohë që në mesjavën e ardhshme e pret një ndeshje që mund të vendosë shumë për fatin e skuadrës së Principatës në Ligën e Kampioneve, atë me Bryzh. Në këtë sezon, Monako ka fituar vetëm 1 ndeshje në 12 të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që në kampionat është në vendin e 18.

sfidanti.al