Xherard Pikè nuk është i përqendruar vetëm te futbolli. Qendërmbrojtësi i barcelonës shpeshherë ka ndërmarrë inisiativa të reja jashtë fushave të gjerlbra sic është rasti i krijimit të formatit të ri të Kupës Davis në tenis. Pikè ishte në Madrid për të bërë prezantimin e këtij formati të ri të Kupës Davis që do të zbatohet në nëntorin e vitit të ardhshëm. problemi për këtë kompeticion është se përkon me periudhën kur tenistët marrin pushimet e tyre pas 10 muajsh aktivitet, ndërkohë që pak javë më vonë është edhe Kupa e Botës për skuadra që do të mbahet në Australi, edhe ky një eveniment i ri i organizuar nga ATP
Xherard Pikè u shpreh i bindur se disa prej emrave më të mëdhenj të tenisit botëror do të jenë të pranishëm në Kupën Davis të re edhe pse kishte nga ata si Roxher Federer që u shfaqën skeptikë për këtë
‘Kam folur me të gjithë lojtarët-tha Pikè që është njëkohësisht edhe themeluesi i Kosmos, kompanisë që promovon formatin e ri të Kupës Davis-Nadal është pozitiv dhe nëse nuk do të jetë i dëmtuar do të luajë. Kam biseduar edhe me Xhokovic dhe kam besimin se do të arrijmë një marrëveshje me të. Ndërsa Federer është në atë pikë të karrierës ku ai vendos në prioritetet e tij turnetë më të rëndësishëm. Dyert e Kupës Davis për të janë të hapura’.
sfidanti.al