‘Besoni te ëndrrat tuaja’; Mbape u jep mesazhin të rinjve në vendlindje

3 muaj pas përfundimit të Botërorit të r/usisë ku Franca u shpall kampione, Kilian Mbape vendosi të kthehet në vendlindjen e tij, në Bondi të qytetit Sein-Sën Deni. me qindra të rinj i dedikuan një pritje prej heroi 19 vjecarit që për më tepër u shpall edhe si futbollisti i ri më i mirë i Kupës së Botës, me Mbape që deshi t’u japë një mesazh inkurajues

‘Besoni te ëndrrat tuaja, shpresoj që një ditë një nga ju të jetë ne vendin tim-tha ylli i Paris Sën Zhermenit dhe përfaqësueses franceze-ardhja këtu si kampion bote për mua është emocioni dhe dhurata më e madhe që më është bërë’

Ai që shoqëronte Mbappenë në këtë vizitë të tij ishte pikërisht i ati, Vilfrid Mbappe që ka qenë edhe trajner i të rinjve të AS Bondi. ‘Kur shohim rininë e Bondy, jemi krenarë për atë që ajo përfaqëson-tha Vilfrid Mbape-ne po tregojmë anën më të mirë të qytetit’.

sfidanti.al