Arturo Vidal ka deklaruar se është i lumtur te Barcelona, por trajneri Valverde nuk po i jep minuta në kampionat si për të bërë kilianin që të përjetojë një moment të errët. Por mesfushori në orët e fundit duket se po përndiqet nga e kaluara. Në fakt, vidal është dënuar me një gjobë prej 800 mijë Euro për shkak të përfshirjes së tij dhe të të vëllait në një zënkë me disa klientë të diskotekës ‘Croën’s Club’ të Mynihut në 16 shtator të vitit 2017.
Ngjarja e shëmtuar ndodhi pas fitores së skuadrës së mëparshme të Vidal, Bajern me Mainzin 4-0. Vidal që ishte në zonën VIP të diskotekës ku ndodhi edhe sherri, u regjistrua nga kamerat e sigurisë së saj dhe në fund u shpall fajtor. Kështu që tani mesfushorit kilian të barcelonës do t’i duhet të paguajë 800 mijë Euro, ndërsa vëllai i tij Sandrino u dënua me një gjobë prej vetëm 25 mijë Eurosh.
sfidanti.al