NBA, plotësohet kuadri i finaleve të Konferencave në NBA

Janë zgjidhur edhe enigmat e fundit përsa i përket gjysmëfinales së Lindjes dhe të Perëndimit në kampionatin e NBA. Portland do të jetë skuadra që do të diskutojë titullin e kampiones në Perëndim ndaj Golden Stejt në ndeshjen që konsiderohet edhe si sfida mes dy vëllezërve Seth dhe Stiven Kërri. Skuadra e Trejlblejzërs fitoi ndeshjen e 7 ndaj Denver në parketin e vështirë të Pepsi Center 100-96 ku protagonist u bë MekKollum me 37 pikë. Denveri ishte më mirë në pjesën e parë të sfidës teksa në një moment të saj krijoi një avantazh prej 17 pikësh, por pas pushimit Portland përmbysi gjithcka dhe në fund arriti të fitojë këtë përballje duke e mbyllur serinë e ndeshjeve me Nagets 4-3

Ndërsa në Konferencën e Lindjes, Toronto dhe Filadelpfia u bënë protagoniste të një ndeshjeje për infarkt me emocione shumë të forta me kanadezët që fituan 92-90. Ishtë një sfidë shumë e rivalizuar ajo që u pa në Scotiabank Arena dhe gjithcka u zgjidh në 4.2 sekondat e fundit të saj në favor të skuadrës së Raptors. Ai që arriti t’i japë këtë fitore Torontos ishte ylli i kësaj skuadre, leonard që shënoi pikët e triumfit pak kur do të binte sirena e fundit të sfidës. Toronto do të luajë në finalen e Lindjes ndaj Miluoki Baks, një sfidë ku spektakli është i garantuar.

sfidanti.al