Eden Hazard konfirmon: E kam marrë vendimin tim

E ardhmja e Eden hazard është  gjithnjë e më larg Stamford Bridge. Futbollisti belg duket se ka vendosur të largohet nga Blutë e Londrës për të nisur një aventurë të re që me shumë gjasa do të jetë në radhët e Realit të Madridit edhe pse 28 vjecari nuk e ka përmendur emrin e ‘Los Blancos’.

‘Tashmë vendimi është marrë-tha Hazard-unë vetë do të doja që të ishte ndryshe, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Gjithsesi jam ende në pritje. E mora vendimin, por jo gjithcka është në kontrollin tim. Përpara 2 javësh u bëra të ditur drejtuesve të klubit atë cfarë dëshiroj’

Tashmë kampionati anglez u mbyll, por Celsi ka ende një ndeshje për të zhvilluar, finalen e Europa League ndaj Arsenalit në 29 maj në Baku, ku Hazard do të kërkojë të ndihmojë Blutë e Londrës të fitojnë një trofe përpara se t’i përshëndesë përfundimisht.

sfidanti.al