NBA, Hjuston mposht Jutah, San Antonio gjunjëzon Filadelfian

Hjuston po e merr veten në sezonin aktual të NBA. skuadra e rokerts mundi në sfidën e saj të radhëz Jutah Xhaz 102-97 ku protagonisti absolut u bë Xhejms Harden. ky i fundit e drejtoi praktikisht i vetëm skuadrën e tij drejt suksesit terska shënoi 47 pikë, ndërkohë që shokët e tij të skuadrës nuk e shfaqën këtë saktësi në tentativat e tyre. përsa i përket Jutah Xhaz, të vetmit që u vlerësuan pozitivisht ishin Miçëll me 23 pikë, Gobert me 18 dhe Krouder me 14 pikë e 10 topa në tabelë.

San Antonio e kaloi me sukses ndeshjen shumë të vështirë me Filadelfian, skuadra që është më në formë në këtë moment në kampionat. Skuadra e Spurs u shfaq superiore ndaj 76ers në këtë përgballje duke i mundur me rezultatin 123-96. bertens, DeRozan, Oldrixh dhe Gej ishin ata që drejtuan skuadrën e drejtuar nga Greg Popovic, ndërkohë që te Filadelfia Embid dhe Simons nuk ishin në ditën e tyre më të mirë për të ndihmuar skuadrën që të evitojë këtë humbje

Golden Stejt mundi Memfisin 110-93 duke e cuar në 21 numrin e fitoreve sezonale. kampionët në fuqi të NBA edhe në këtë ndeshje iu falën treshës Curry, durant e Klej tompson për ta fituar atë me basketbollistët që e mbyllën këtë sfidë me  20, 23 dhe 16 pikë të shënuar respektivisht, ndërkohë që dha kontributin e tij edhe Xherebko me 16 pikë.

sfidanti.al