Afron 50 vjetori i Shumaher; Ferrari hap ekspozitë në nder të tij

3 janari i vitit të ardhshëm është datë jubilare për legjendën e Formula 1, mMikael Shumaher që do të festojë 50 vjetorin e tij të lindjes edhe pse kjo nuk do të ndodhë në kushte normale. Te Ferrari kanë vendosur ta nderojnë figurën e këtij jkampioni të Formula 1, duke hapur një ekspozitë për të si për të shprehur mirënjohjen për atë cfarë ky pilot i ka dhënë Kokëkuqes italiane duke u bërë pjesë e paharrueshme e historisë së saj.

Mikael Shumaher drejtoi makinën Ferrari në periudhën 1996-2006 dhe gjatë këtyre 11 sezoneve ai arriti të fitojë 5 tituj radhazi kampionë për pilotë, ndërkohë që i dha mindësinë skuderisë italiane të domminojë dhe të fitojë 6 tituj për konstruktorë.

Ekspozita që do të quhet ‘Michael 50’ do të hapet në Muzeun Ferrari dhe kjo do të ndodhë pas bashkëpunimit me Fondacionin ‘Keep Fighting’. në të do të shfaqen momentet më të bukura që Shumaher iu dhuroi tifozëve të ferrarit. në të njëjtën kohë, në këtë ekspozitë do të tregohet edhe kontributi i dhënë prej tij për zhvillimin e makinave GT.

sfidanti.al