Ronaldo te Juventus; Zhorzh Mendes zbulon prapaskenat

‘Dashuria’ e Ronaldos me Juventus duket se ka lindur shumë herët. Agjenti i futbollistit Zhorzh Mendes zbulon disa nga detajet e transferimit të yllit portugez te bardhezinjtë që ndodhi në muajin korrik të këtij viti. Mendes foli me rastin e ceremonisë së dorëzimit të trofeut ‘Golden Boy’ si agjenti më i mirë evropian i dhënën nga e përditshmja ‘Tuttosport’

‘Në muajin janar, Kristiano më tha se dëshironte të luante me Juventusin-tregon Mendes-unë përgjigja se do të ishte një tratativë e vështire, por jo e pamundur, pasi në jetë nuk ka asgjë të tillë’.

Agjenti portugez i Ronaldos e vijoi rrëfimin e tij duke shtuar disa të dhëna në lidhje me nisjen e tratativave për këtë transferim

‘Takimi i parë me drejtuesit e Juventusit u bë  me rastin e ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Realin-vijoi Mendes-pas kësaj ka pasur një sërë bisedash telefonike të cilat e bënë të mundur realizimin e këtij operacioni. Merita ishte e gjitha e Juventusit, e presidentit Anjeli dhe personave që vendosën të sillnin në Torino, Ronaldon. Florentino Perez? Gjërat u zhvilluan normalisht me të; Juventus kërkoi lojtarin dhe negociatat u mbyllën pas 2-3 muajsh’.

sfidanti.al