Dibala e Pogba shfaqen bashke, Raiola takon Juventusin

Ka disa raporte që nuk shkëputen kurrë, pavarësisht si i merr rrjedha e jetës. dhe në Torino askush nuk e ka harruar Pol Pogba; as tifozët e as ish shokët e tij të skuadrës e në mënyrë tëe vecantë paulo Dibala. Futbollisti argjentinas i Juventusit publikoi në profilin e tij në Instagram një foto ku ai ishte së bashku me Pogbanë të cilin e përkufizoi si vëlla. një foto kjo që ka bërë që në Paris të shpërthejnë menjëherë zërat e merkatos që ka rindezur ëndrrat e tifozëve të Juventusit për të parë sërish mesfushorin me fanelën bardhezi.

Pasi morën pjesë në një event të Adidas, Dibala e Pogba kaluan pak kohë së bashku duke konfirmuar miqësinë që i lidh edhe jashtë fushave të lojës e ndoshta edhe ndjenjën e nostalgjisë dhe gjithcka u dokumentua në rrjetet sociale duke shtuar zërat për të ardhmen e Pogbasë .

Në këtë pikë është Daily Mail që i ndez shumë këto zëra duke bërë të ditur se agjenti i Pogba, Mino Raiola së fundmi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Juventusit, një takim informal ky që mund të ketë shërbyer për hedhjen e bazave për rikthimin e futbollistit në Torino dhe që do të forconte akoma më shumë skuadrën e Alegrit

sfidanti.al