NBA, Bostoni pezullon trajnerin Udoka për raport intim me një punonjëse!

Paska rregulla tek Sëlltiksat (siç ka kudo) dhe kjo gjë po e merr në qafë njeriun që ka meritën e krijimit të një ekipi që iu afrua titullit. Trajneri Ime (apo Ajme) Udoka është pezulluar nga Bostoni për shkak se paska pasur një raport intim me një punonjëse të klubit. Kjo gjë paska qenë e ndaluar, por Udoka e paska bërë. Pezullim nuk do të thotë shkarkim, por “ngrirje” dhe sipas gazetarit Adrian Vojnarovski tekniku mund të jetë i pezulluar deri në fund të sezonit, por ndoshta edhe më pak. Një problem i madh për Sëlltiksat që arritën finalet e NBA-së sezonin e kaluar, ndërsa kanë edhe dëmtimet e Rob Uilliamsit dhe Galinarit.

Sfidanti.al