Nagelsmani kritikohet tek Bajerni edhe për … veshjen gjatë ndeshjeve!

Drejtuesit e klubit bavarez kanë diskutuar “së brendshmi”, pra në kuadër të një “familjeje”, por zërat kanë dalë jashtë “mureve të shtëpisë”. Trajneri Julian Nagelsman po kritikohet tek Bajerni jo vetëm për rezultatet dhe për lojën e ekipit, që nuk ka kënaqur kënd këto kohë, por edhe për mënyrën sesi vishet. Mediat shkruajnë se Kahni, Haimeri apo të tjerë mund t’i kenë thënë 35-vjeçarit se ai i ka kthyer ndeshjet në një lloj “pasarele” në stol, pasi nuk vishet sportivisht, por sipas modës!

Sfidanti.al