Manuel Nojer dhe Leon Gorecka janë të sëmurë me Kovid dhe nuk mund të luajnë ndaj Hungarisë dhe Anglisë në Ligën e Kombeve. Gjermania mori një lajm të keq në prag të dy sfidave që ndonëse nuk janë të niveleve të tilla si në Europian apo Botëror, sërish nuk duhet të humben. Portieri dhe mesfushori janë të izoluar dhe as nuk mund të stërviten me ekipin e trajnerit Hansi Flik dhe as që të udhëtojnë drejt “Uemblit”. Edhe Julian Branti u largua nga ekipi, edhe pse jo nga Kovidi, por sepse është i ftohur. Në vend të Nojerit është thirrur portieri pa ndeshje ndërkombëtare i Hofenhajmit, Bauman.
Sfidanti.al