Jemi ende në fushën e “në qoftë se”, pra duke marrë të mirëqenë që trajneri i shquar mund të kthehet në Torino. Antonio Konte po jepet si kandidat për stolin e Juventusit, ndërsa Maks Alegri është në dyshim gjithnjë e më të madh. Përtej emrit të Paulo Monteros, dhe dëshirës për Zinedin Zidanin, nga Italia thonë se drejtuesit e “zebrave” po mendojnë edhe për Konten. Trajneri i Totenhemit nuk ka rinovuar kontratën me klubin londinez, pra mund të jetë më lehtësisht i disponueshëm, ndërsa dihet se nuk e ka problem të punojë kudo qoftë. Shkoi tek Interi edhe pse u paragjykua dhe fitoi, ndërsa ngjiti lart Totenhemin. Nga Italia thonë se Konte është i hapur për rikthim, ndonëse u nda shumë keq me presindentin Andrea Anjeli. Me gjasë, ai mund të jetë njeriu që të rikthejë Juven tek titulli siç bëri në 2012, 6 vjet pas skandalit të Kalçopolit.
Sfidanti.al