Nadal rikthen rivalitetin më të madh të botës, atë me Federerin

Rozher Federer po e priste, edhe pse zvicerani ndoshta do të kishte dashur të përballej me Dimitrovin. Veterani synon titullin e 18-të Grand Slem në karrierë, dhe në Australi do ta kishte pasur më të lehtë me bullgarin. Veçse, edhe ai e di se nuk ka gjë më të madhe sesa një finale me Rafael Nadalin. Kjo ndodhi dhe të dy gjigandët e tenisit e bënë të vetën që të mos humbej ky rast, madje me të njëjtën vështirësi.

Nadal “kompjoi” fitoren e Federit ndaj Vavrinkës, duke kaluar Dimitrovin 3-2 me sete, edhe pse me më shumë zor. Rezultatet e seteve ishin 6-3, 5-7, 7-6, 6-7, 6-4 dhe u deshën 4 orë e 56 minuta, në një nga ndeshjet më të gjata në historinë e këtij sporti. Nëse Federerin e Nadalin do t’i quanin “vëllezërit siamezë”, atëherë Australian Open do të ketë një finale vëllezërish e një motrash (Serena e Venus Uilliams).

Federer kërkon titullin e 18-të Grand Slem, dhe të pestin në Melburn, Nadal synon të 15-in e Çmimit të Madh dhe të dytin në Australi. Kjo do të jetë hera e 35-të që këta të dy ndeshen, me spanjollin që kryeson 23-11, veçse duhet thënë se epërsia e Rafës është krijuar në fusha me dhe të ngjeshur, ndërsa kjo e Australisë i përshtatet më shumë Federerit duke qenë me çimento.