Nuk habit njeri ndonjë lajm nga Kina për shpenzime të jashtëzakonshme për të marrë dhe paguar futbollistë. Lajmi sot vjetërohet shumë shpejt, veçse vendi i madh i Azisë për momentin po prodhon çudinë e radhës. Njotimet janë që klubi Pekin Guoan u ble nga një kompani kineze. Kompania Sinobo Land, me qendër pikërisht në Pekin, ka blerë 64 për qind të aksioneve të klubit të futbollit për vlerën 481 milionë euro. Llogaritja që bëhet fare thjesht tregon se 100 për qind e aksioneve të Pekin Guoanit shkon në 754 milionë euro. Në Europë rrudhin super pasi kjo sipër është superiore ndaj vlerës së klubeve shumë të njohur të kontinentit si Milani apo Atletiko e Madridit.