Nadal realizoi mrekullinë e radhës, por a mund ta përballojë Qiriosin?!

Do të jetë një gjysmëfinale e madhe në Uimbëlldon ajo që u përcaktua ditën e djeshme. Fillimisht, Nik Qirios u kualifikua me lehtësi kilenin Kristian Garin 3-0 me sete, ndërsa për Rafael Nadalin u desh të kalonin 4 orë e 20 minuta në fushën qendrore në barin londinez. Spanjolli kaloi amerikanin Tejlër Fric 3-2 me sete, me rezultatin 3-6, 7-5, 3-6, 7-5, 7-6 (4). Një përsëritje e mrekullisë së Novak Gjokoviçit një ditë më parë ndaj italianit Janik Siner, edhe pse kampioni në fuqi i Uimbëlldonit ia doli më lehtë. Nadali pati probleme me dëmtimet, ashtu siç i ndodhi me Fricin edhe më herët këtë vit kur u mund në Indian Uells, por këtë herë ia doli mbanë edhe pse u ndodh dy herë në dizavantazh të një seti. Fric, numri 14 i botës, pati shërbim të fortë duke realizuar më shumë pikë direkt sesa spanjolli, por 22 herë fituesi i Grand Slemeve u mbajt deri në fund, me karakterin e fortë dhe ndihmën e stafit mjekësor. Duhet parë nëse trupi i tij i dëmtuar dhe i lodhur mund të përballojë Nik Qiriosin dhe pas tij një finale të mundshme ndaj Gjokoviçit.

Sfidanti.al