Trajneri holandez me siguri që ka pohuar me vete se “do të më duhet shumë punë këtu”. Erik Ten Hag e ka nisur tashmë punën si teknik i Mançester Junajtidit, e përveç problemeve siç është e ardhmja e Ronaldos apo transferimi i Frenki De Jongut, ai ka kuptuar edhe minuse të tjera. Siç shkruajnë mediat angleze, trajneri është shprehur i pakënaqur me formën në stërvitje të yjeve të tij, sidomos kur ishte fjala për të realizuar pasimet me vetëm një prekje topi. Tek Ajaksi e ka pasur më të lehtë, me lojtarë më të shkathët që pasonin më shpejt, vraponin më shumë e bënin më shumë presing. Ten Hagu nuk ka ngurruar t’u thotë futbollistëve të tij sesi duhej të vepronin, por nuk dihet sesa kohë do t’i duhet për t’i sjellë në “terezi”.
Sfidanti.al