PSG ka shpenzuar 1.5 miliardë euro në 11 vjet, tani do Championsin me Galtienë!

Për fat, trajneri i ri do të ketë në krah një drejtor sportiv që e ka pasur edhe më parë, dhe më të cilin ka pasur sukses. Kristof Galtie do të punojë tek Paris SG me Luis Kamposin, ndërsa kanë fituar së bashku titullin me Lilën vitin e kaluar. Sheikët nga Katari besohet se janë tepër të fiksuar për të fituar Championsin, edhe pse në stol nuk kanë ulur një trajner me emër të madh, ndonjë Ançeloti (e kishin më parë), Zidan (nuk pranoi), Klop, Murinjo apo Guardiola. Gjithsesi, Galtie duket një njeri i fortë që këtë sezon eliminoi PSG-në nga Kupa e Francës me Nisën e tij modeste. Të shohim sesi do të jetë në krye të një ekipi ku janë Mesi, Mbape, Nejmar (nëse qendron), Donaruma, Verrati, Ramosi e ku mund të vijë Shkriniar në mbrojtje.

Sfidanti.al