McLaren përshëndet Sainz e i jep mesazh Ferrarit: Kujdesu për Carlos!

Pasi mbylli kapitullin Vettel, Ferrari kthen faqen dhe tani është gati të presë krahëhapur Carlos Sainz jr. Piloti spanjoll i jep lamtumirën McLarenit që vendosi ta përshëndesë për herë të fundit me anë të një videomesazhi këshillues në drejtim të Ferrarit. Në videomesazh u shfaqën 12 anëtarë të skuadrës britanike që folën para telekamerave në gjuhën italiane.

‘Jeni ndër rivalët tanë më të vjetër e më të fortë, respektojmë historinë dhe tifozët tuaj ashtu sikurse edhe të tanët-ishte mesazhi i McLaren-kemi vlerësuar cdo  betejë me ju, Ferrari e McLaren janë si dy polet e kundërt që tërheqin njëri-tjeterin. Në këtë moment special të vitit duam t’ju bëjmë një dhuratë; u kujdesëm për të për 2 vjet, tani ju takon ju; kujdesuni sic bëmë edhe në. Shihemi vitin tjetër në pistë’.

Dhe në fund ishte edhe hashtagu #AdiosCarlos. Një lamtumirë që konfirmon raportet e shkëlqyera mes dy skuderive, por edhe Sainz Jr e McLaren. Edhe pse zyrtarizimi i kalimit të tij te Ferrari u bë në maj, Sainz nuk pati rënie në rendimentin e tij gjatë sezonuit dhe bashkë me Norris ndihmoi skuderinë britanike që të renditet në vendin e tretë në klasifikimin për konstruktorë në Botërorin e Formula 1.

Sfidanti.al