Ibrahimovic, ‘pushimi’ mbaroi; do të jetë kundër Sassuolos

Pauza mbaroi; më në fund Zlatan Ibrahimovic do të mund të kthehet në fushën e lojës me Milanin e tij. Suedezi pej kohësh është riaftësuat, por stafi mjekësor i Milanit vendosi që të frenojë kthimin e tij në fushë për disa ditë. Do të jenë vetëm pak ditë, pas Ibrahimovic do të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli në ndeshjen me Sassuolon.

Rezultoi një stop më i gjatë nga sa u parashikua ai i sulmuesit 39 vjecar që u dëmtua në ndeshjen e San Paolos ndaj Napolit. U fol për një mungesë maksimumi 2 javë për Ibrahimovic, por dëmtimi në bicepsoin femoral të kofshës së majtë kërkoi më shumë vëmendje nga sa u parashikua.

Gjithsesi, Milani ka ditur të tregojë se di të fitojë edhe pa Zlatan Ibrahimovic, por pavarësisht kësaj, kuqezinjtë kanë nevojë që lideri i tyre të japë sërish kontributin e tij për t’i ndihmuar pse jo edhe drejt titullit kampion.

Sfidanti.al