Jo vetëm, Dream Team, France Football përpiloi edhe klasifikimin e 10 arbitrave më të mirë në historinë e futbollit; përpara të gjithëve është Pierluigi Collina. Ish arbitri italian, që aktualisht është në krye të Komisionit të Arbitrave në FIFA, la pas anglezin Ken Aston dhe francezin Michel Vaurot. ‘Kur bëhet fjalë për arbitrat, në mendje të vjen emri i tij. Që nga debutimi në 1977 deri në lamtumirën e tij në 2005, Collina ka shkruar historinë e futbollit-shkruhej në revistën prestigjioze në motivimin e saj
Në karrierën e tij, Pierluigi Collina ka gjykuar 467 ndeshje duke përfshirë edhe finalen e Botërorit të vitit 2002. Është zgjedhur si arbitri më i mirë në 1998-2005 nga IFFHS. Ndeshja e fundit e gjykuar nga Collina ishte ajo e Ligës së Kampioneve mes Villarrealit dhe Evertonin
Nga viti 2017 Collina është presidenti i Komisionit të Arbitrave të FIFA, ndërsa nga 2010-2018 ai ka qenë edhe shefi i Komisionit të Arbitrave të UEFA, detyrë të cilën ia la Roberto Rosettit. Nga viti 2011, Pierluigi Collina është në Hall of Fame të futbollit italian
Klasifikimi i France Football
1) Pierluigi Collina; 2) Ken Aston; 3) Michel Vautrot; 4) Markus Merk; 5) Charles Corver; 6) Mike Dean; 7) Ian Foote; 8) Ali Bennaceur; 9) Stephanie Frappart; 10) Howard Webb.
Sfidanti.al