Një ekip më i ri, që vrapon dhe kërcen më shumë, padyshim që është më i favorizuar për të fituar. Kjo ndodhi edhe kur Memfisi priti Lejkërsat duke i mundur 104-99, në një ndeshje të fortë. Lebron Xhejmsi, njëri nga “pleqtë”, pati një paraqitje të madhe me 37 pikë, 13 topa në tabela, 7 asistë, 2 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh, ndërsa Rasëll Uestbruk arriti 16 pikë, 10 topa në tabela e 12 asistë. Tripëll dabëlli numër 191 për rekordmenin e NBA-së që ka lënë pas legjendën Oskar Robertson (181) dhe po shkon drejt shifrës 200. Gjithsesi, Memfisi doli më i fortë, udhëhequr nga Xha Morant që pati 41 pikë dhe 10 topa në tabela. Në renditje, Memfisi është në vendin e 4-ët në Perëndim me 22 fitore e 14 humbje, ndërsa Lejkërsat janë në vend të 7-të me 17 fitore e 19 humbje.
Sfidanti.al