Kanë të drejtë sepse mentaliteti në klubin gjerman është krejt i ndryshëm sesa të themi tek Arsenali apo Totenhemi. Bajerni nuk është nga ata që shpenzon paratë lirshëm për të plotësuar skuadrën, përkundrazi bën plane të hollësishme sesi t’ia dalë me sa më pak shpenzime. Për këtë arsye, mediat bavareze tallen me lajmet në mediat italiane sesi Bajerni mund të jetë në gatë për Kulushevskin (30-40 milionë euro kartoni) apo De Ligt (60-85 milionë). Në Bavari theksojnë se këta lojtarë janë të mbivlerësuar nga ana financiare, se Bajerni nuk ka nevojë për Kulushevskin, dhe se nuk mund të shpenzohen aq para për De Ligtin, kur ekziston kriza e pandemisë, me stadiumet që janë sërish bosh në Gjermani. Klubi ende nuk po arrin të rinovojë me lojtarët që ka si Gnabri, Koman apo Zyle, jo më të mendojë për De Ligtin.
Sfidanti.al