Është një rekord, dhe duket se kjo tendencë do të vazhdojë, ndërsa gratë dhe vajzat çajnë rrugën e tyre në futboll. Rebeka Uelç do të jetë arbitrja e parë femër që do të drejtojë një ndeshje të raundit të tretë të Kupës së Anglisë muajin e ardhshëm. Uelç do të ndajë drejtësinë në sfidën mes Birmingamit dhe Plimuthit. Në moshën 38-vjeçare ajo vendosi më parë rekordin si femra e parë që drejtoi një ndeshje në ligën e dytë angleze, që do të thotë në kategorinë e tretë.
Sfidanti.al