Tuhel: Çmenduri që Çelsi të garojë për titull në këto kushte!

Shtatë lojtarë janë me Kovid, ndërsa 5-6 lojtarë të tjerë do të mungojnë për të paktën 6 javë. Kjo është gjendja tek Çelsi, dhe e tillë ishte edhe përpara ndeshjes me Brajtonin që nuk u arrit të fitohej edhe pse luhej në “Stemford Brixh”. Goli i Lukakut nuk mjaftoi ndërsa ndodhi edhe dëmtimi i lojtarit të krahut, Risi Xhejms. Trajneri Tomas Tuhel doli shumë i alarmuar në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Do të ishte budallallëk të mendonim që mund të luftonim për titull në këtë gjendje, – tha ai, – çmenduri ta thuash se Çelsi po lufton për titull. Si mundemi të konkurrojmë? Në këto kushte, në këtë ligë, të rrezikon çdo ekip që nuk ka mungesa”. Tuheli pretendoi edhe për një penallti, ndërsa tha se ai nuk ka më asnjë lojtar krahu në gjendje për të luajtur. Mançester Siti kryeson Premier Ligën me 8 pikë më shumë sesa Çelsi.

Sfidanti.al