Deri tani ka pasur shumë histori nga kryeqendra e Katalonjës, që në fund kanë arritur të marrin vetëm Ferran Torresin, kartonin e të cilit do ta paguajnë në 4 këste. Nga shumë emra të kërkuar ende nuk ka ndonjë përfundim dhe një i tillë si Halandi duket më shumë si ëndërr. Sidoqoftë, një tjetër ëndërr po shikohet në “Kamp Nou”, pasi mediat flasin për një interesim të ri për Matijs De Ligtin. Juventusi kërkon 60 deri në 85 milionë euro, ndonëse klauzola në kontratë është 125 milionë euro. Sado që të jetë, Barça ka probleme financiare dhe nuk dihet nëse mund t’ia lejojë vetes këtë luks gjatë verës së ardhshme. Dëshira është e madhe për të sjellë një holandez në Katalonjë, e ndoshta mund të gjendet ndonjë formulë.
Sfidanti.al