Këtë e thotë ish-sulmuesi i Aston Vilës, Gabriel Agbonlahor. Një lojtar që e di sesi luhet në repartin ofensiv, deklaron se Kristiano Ronaldo po ushtron një ndikim negativ tek shokët e tij më të rinj të skuadrës, sidomos tek sulmuesit. “Më duket se Ronaldo mendon vetëm për golat e tij, – tha ai, – kur Rashford, Grinvud dhe Sanço provojnë portën, Kristiano ankohet duke ngritur duart lart se përse nuk i pasuan atij. Harmonia nuk është ajo që duhet në dhomën e zhveshjes tek Mançester Junajtidi”. Ronaldo ka 13 gola në 18 ndeshje, por gjithsesi “djajtë e kuq” nuk janë aspak në pozita të mira në Premier Ligë.
Sfidanti.al