Ueber: Një si Verstapeni vjen një herë në 10 vjet, fitore ndaj një Hamiltoni të madh!

Ish-piloti i Red Bullit vlerëson shumë një nga pasardhësit në timonin e makinës së tij të dikurshme për suksesin në Botërorin e Formula 1. Mark Ueber beson se Maks Verstapeni do të ndihmohet në karrierë nga fitorja e rëndësishme e titullit botëror përballë një Ljuis Hamiltoni të uritur dhe në formë shumë të mirë. “Ai nuk ndikohet aspak nga emri i të tjerëve, – tha australiani, – ai nuk i shikon njerëzit nga reputacioni që kanë, por thjesht dëshiron të garojë për të fituar, diçka që e bën shumë mirë. Ai përballoi presionin ndaj 7 herë kampionit të botës. Është shumë mirë për sportin që është shfaqur një pilot i tillë”.

Sfidanti.al