I pari mund të jetë i dëmtuar, dhe jo më i miri në NBA, të paktën në bazë të statistikave. Gjithsesi, tifozët në të gjithë botën vazhdojnë të votojnë Lebron Xhejmsin si numrin 1, dhe kjo del edhe nga renditja e momentit në përzgjedhjen e lojtarëve për Ndeshjen e Yjeve. Lebron Xhejms ka marrë më shumë vota se të gjithë, me 2 779 812, deri në raportimin më të fundit në faqen zyrtare të NBA-së. Papritur, në vend të dytë në Perëndim është adoleshenti dhe debutuesi Luka Donçiç me 2 220 077 vota.
Në Konferencën Lindore, më i miri është Janis Antetokumpo i Miluokit, që ndodhet pranë Xhejmsit me vota, 2 670 816. Në vend të dytë është Kajri Irving i Bostonit me 2 381 901 vota, ndërsa në vend të tretë është ylli i Torontos, Leonard me 2 092 806 vota. Tifozët kanë 50 për qind të votave në rezultatin e përgjithshëm që përcakton lojtarët që do të marrin pjesë në Ndeshjen e Yjeve, dhe votimi mbyllet në 21 janar. Me rezultatet e tanishme, Lebron dhe Antetokumpo do të ishin kapitenët e skuadrave të Perëndimit dhe të Lindjes.
Sfidanti.al