Nuk ka pushim për Ramosin, kapiteni luan çdo minutë në La Liga

Sergio Ramos ka luajtur çdo minutë në këto 18 ndeshje të para të sezonit në kampionatin spanjoll. Kapiteni i Realit ka “grumbulluar” 1620 minuta të tilla, ndonëse nëse i shtohen edhe ato të minutave shtesë, faktikisht bëhen më shumë. Qoftë kur trajner ishte Lopetegi, edhe tani me Solarin, prania e numrit 4 në fushë cilësohej e domosdoshme, aq më tepër në mungesë të Kristiano Ronaldos.

Nuk është se madrilenët kanë shkëlqyer, por imagjinohet lehtë sesi do të kishin qenë, por të mos ishte aktivizuar Ramosi në çdo ndeshje. Sonte pritet të mos e ketë shumë të lehtë, pasi Reali do të luajë në fushën e Betisit, ndërsa kapiteni ka qenë në rininë e hershme lojtar i Seviljes. Gjithsesi, Sergio Ramos është një lojtar i mësuar me çdo lloj presioni, pra shokët e tij kanë shpresë se nuk do ta ketë problem.

Sfidanti.al