Ndërsa në Portugali askush nuk e ndaloi Cristiano Ronaldon të stërvitet në stadiumin e Madierës në mes të karantinimit, në SHBA, ligji nuk sheh askënd në sy dhe nuk pyet për emrat e mëdhenj të sportit. Është ky rasti i legjendës së National Football League, Tom Brady që pas largimit nga New England është bashkuar me skuadrën e Tampa Bay Buccaneers
Quaterbacku legjendar është kapur në befasi teksa stërvitej në një park në Tampa që ishte mbyllur për shkak të pandemisë coronavirus dhe u përzu menjëherë nga policia. Lajmi u konfirmua nga vetë kryetarja e Bashkisë së Tampas, Jane Castor
‘Na fal Tom Brady! Skuadra jonë mezi që të të japë mirëseradhjen ty dhe të gjithë komunitetit tonë me shumë buzëqeshje. Por deri atëherë qëndro i sigurt në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur-lexohej në një postim në profilin e qytetit të Tampas në Twitter.
Brady, 4 herë MVP I Super Bowl, e la New England Patriots për të firmosur një kontratë 2 vjecare me Tampa Bai Buccaneers për 50 milionë Dollarë.
Sfidanti.al