Coronavirusi po revolucionon botën, edhe atë të futbollit. Kështu te Barcelona janë përgatitur për një vendim historik; ndryshimin e emrit të ‘Camp Nout’ për të mbledhur fonde për të mposhtur pandeminë. Klubi katalanas doli me një komunikatë për shtyp ku konfirmoi se do të jaoë të drejtat e emrit të impiantit për sezonin 2020/2021 për të mbledhur fondet të cilat do të shkojnë në mbështetje të projekteve kërkimore në luftën ndaj Covid-19 në Katalonjë dhe në pjesën tjetër të botës
Do të jetë Fondacioni Barça që do të marrë të ardhurat nga dhënia e emrit të Camp Nout, kështu që në pak javë ky institucion do të nisë kërkimet për gjetjen e një sponsori të gatshëm për të blerë të drejtat e emrit të Camp Nout për vetëm 1 sezon.
Kjo është hera e parë që Barcelona merr vendimin për të komercializuar emrin e Camp Nout, dicka që nuk e kishte bërë kurrë më parë, pasi e kishte rezervuar për Espai Barça, projekti I transformimit të ambienteve të klubit për të krijuar kompleksin sportiv më të mirë në botë në një qytet sic është ai I Barcelonës.
Sfidanti.al