Hipotezë apo thasheshem? Media braziliane: OBSH kërkon ndaljen e futbollir deri në fund të 2021

OBSH ka organiuar një conference call private me UEFA dhe përfaqësuesit e klubeve kryesore për të diskutuar të ardhmen e kalendarit futbollistik në mes të pandemisë coronavirus. Por sipas revistës së përjavshme braziliane ‘Veja’, për agjencinë e OKB, skenari ideal është pezullimi I kompeticioneve ndërkombërare deri në fund të 2021.

Ky propozim që flet për një ndërprerje të evenimenteve me 1 vit e gjysmë, duket  shumë I cuditshëm që shfaqet në një moment kur po diskutohet për protokollet e kthimit sa më të shpejtë në fushat e lojës

Ndërsa revista sportive ‘Placar’ edhe kjo nga Brazili, ka folur me një nga pjesëmarrësit në këtë takim që u zhvillua në 16 prill me këtë të fundit që konfirmoi se OBSH ishte serioze në kërkesën e saj.

Të dyja revistat braziliane shkruajnë se konferenca që u parashikua të zgjaste 1 orë, në fakt zgjati 2 orë e gjysmë dhe u zhvillua me tone të ashpra. Masa drastike u propozua pas prezantimit  të shkallës së emergjencës shëndetësore globale nga dy epidemiologë.

Këta të fundit treguan skenarët e mundshme të kësaj emergjence në bazë të një studimi për rrezikun e valëve të reja të përhapjes së Covid-19 dhe konsideruan si zgjedhjen më të mirë që kompeticionet të qëndrojnë të pezulluara deri në fund të vitit tjetër.

Vlen të kujtohet se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka asnjë autoritet mbi kalendarin sportive dhe UEFA nuk është e detyruar të ndjekë sugjerimet e saj.

Sfidanti.al