Tenistja legjendare amerikane, Kris Evert, është e mahnitur nga performanca e Maria Sharapovës në turneun e Shtutgartit, ku ajo arriti deri në gjysmëfinale, pas pezullimit 15-mujor. “Kisha mendimin se Maries do t’i duheshin disa muaj që të kthehej në formën e saj të mirë. Me lojën që ajo zhvilloi, Maria do të jetë favorite në turneun e ardhshëm ‘Rolan Garos’’”, tha, ditët e fundit Kris Evert. Megjithëse Sharapova tregoi se gëzonte një formë të mirë në Shtutgart, ende nuk dihet, nëse ajo do të luajë në turneun e dytë Grand Slam të këtij sezoni, sepse vendi që ajo zë në ranglistën e Shoqatës Botërore të Tenisit, nuk ia siguron asaj kualifikimin përkatës.
Sipas spekulimeve më të fundit, Sharapova do ta ketë të vështirë që të marrë një ftesë speciale për shortin kryesor, por mund të marrë një ftesë “Wild Card” për ndeshjet kualifikuese. Që në fillim të kësaj jave, Sharapova ka vendin e saj në ranglistën e lartpërmendur dhe, duke qenë se ka, tanimë, 185 pikë, ajo ndodhet në vendin e 263-të!
Sfidanti.al