Coronavirus kalon në plan të dytë në këto orë në Formula 1. Në ambioentet e këtij kampionati ka shpërthyer lufta kundër Ferrarit dhe Federatës Ndërkombëtare e Automobilizmit. Shtatë skuderi me në krye Mercedes kanë firmosur një letër proteste ku akuzojnë FIA dhe Kokëkuqen italiane për një akord të fshehtë mes tyre pas cëshjtes së njësisë së fuqisë së motori që shpërtheu vitin e kaluar dhe skuadrat që e firmosën këtë letër janë Mercedes, McLaren, Racing Point, Red Bull, Renault, Scuderia AlphaTauri e Williams.
‘Shtatë skuadrat që kanë firmosur në këtë komunikatë shprehen të habitur dhe të shokuar nga komunikata e FIA në 28 shkurt për mbylljen e hetimeve për njësinë e fuqisë së Ferrarit-lexohet ndër të tjerat në letrën e skuadrave të Formula 1-pas disa muajsh hetimesh të kryera nga FIA të kërkuara nga skuadra të tjera, kundërshtojmë më forcë kundër faktit që është arritur në një akord konfidencial mes FIA dhe Ferrarit në mbyllje të kësaj cështje. Duam të nënvizojmë se do të vazhdojmë punën për të qartësuar në mënyrë përfundimtare këtë cështje dhe për t’u garantuar pjesëmarrësve trajtim të barabartë dhe korrekt. E bëjme dhe për tifozët dhe të gjitha palët e interesuara dhe të përfshira në Formula 1. Për më tepër rezervojmë të drejtnë për të ndërmarrë veprime ligjore dhe t’u drejtohemi gjykatave kompetente në këtë fushë’.
Javën e kaluar FIA bëri të ditur mbylljen e hetimeve për motorin e Ferrarit që u hapën pas deklaratave të forta të Verstappen në mbyllje të garës së Austin me holandezin që tha se Ferrari rreshti së mashtruari. Në atë komunikatë, FIA foli për akordin me Ferrarin, por pa zbuluar përmbajtjen e atij akordi duke irrituar në maksimum skuadrat e tjera të Formula 1
Sfidanti.al